
Këtë herë nuk flitet vetëm për thashetheme të mediave në prag të mbarimit të një sezoni, por për një hipotezë reale. Igli Tare mund të marrë postin e drejtorit sportiv te Milani, duke qënë më afër se kurrë.
Legjenda e Kombëtares po qëndron në Londër, në vendin ku gjendet njëkohësisht edhe drejtori i Milanit, Ivan Gazdis. Kjo është ajo që raporton ‘Il Messaggero’’ së fundmi, duke u shprehur se ka pasur një kontakt mes tyre. Tare është njeriu i duhur për të zëvendësuar Leonardon te kuqezinjtë, që nuk ka arritur të bind me pritshmëritë e larta të tifozëve. Për më tepër që drejtuesi sportiv i Lacios është më i miri në qarkullim në Serinë A, pasi prej kohësh po e fiton këtë çmim ndaj kolegëve të tjerë. /Shqiperia.ch/