
Talenti me origjinë që spikati te Fenerbaçe në sezonin e shkuar, Eljif Elmas, u transferua te ekipi i Napolit vetëm pak ditë më parë. E gjitha kjo erdhi falë punës së madhe nga menaxheri Fadil Ramadani, që vazhdon të mbizotëroj në këtë verë.
Sa i përket shifrës që u transferua Elmas te ekipi italian, bëhet fjalë për më të shtrenjtën në gjithë historinë e shitjeve të Fenerbaçes. Më saktësisht për 16 milionë euro, ndërsa vetëm në 2015 kishte ndodhur një gjë e tillë me largimin e Mousa Sow drejt sheikëve të Al Ahili. Kjo shitje e Elmas vendos një rekord të ri për merkaton brenda Europës sa i përket Fenerbaçes, që asnjëherë më parë nuk ka arritur t’i kalojë këto shifra. /Shqiperia.ch/