You are here
Home > Bundesliga > Talenti më i madh i Bundesligës i varur nga Shqipëria: Babai më gatuan fli, më pëlqen mafia shqiptare

Talenti më i madh i Bundesligës i varur nga Shqipëria: Babai më gatuan fli, më pëlqen mafia shqiptare

Florent Muslija është padyshim një prej talenteve më të mëdha të Bundesligës, ndërsa në një kohë të shkurtër, ka arritur t’i bind të gjithë në Gjermani. Golat që ai realizon dhe loja që praktikon, nuk kanë kurrëfarë lidhje me një futbollist normal.

Përpara vetëm pak kohësh shënoi me Hannoverin, falë një goditje dënimi nga një largësi e konsiderueshme, ndërsa këtë gjë e kishte bërë më parë edhe ndaj Frankfurtit. Aktualisht pjesë e Gjermanisë U-20 , teksa edhe atje Muslija shënoi me një goditje dënimi ndaj Zvicrës.

Çfarë të thuash më tepër për këtë lojtar, përveçse të lutesh që ky njeri të zgjedh Shqipërinë? Sepse nëse Muslija zgjidhte kuqezinjtë, si rrallëherë do të kishim edhe lojtarë që të zgjidhnin ndeshjen të vetëm. Një shpresë që vjen e rritet, nëse marrim për bazë shijet e lojtarit në fjalë, të pohuara për mediat gjermane nga vetë Muslija:

Ushqimi  më i preferuar: Faktikisht i përzgjedh pak ushqimet, sepse nuk më pëlqen gjithçka. Brokoli përshembull, nuk më pëlqen fare. Babai im e gatuan shumë mirë dhe mua më pëlqen shumë flija, një ushqim shqiptar ky. E shijshme!

Seriali i preferuar: Aktualisht nuk jam një ndjekës i serialeve. Por “Prison Break” është vërtet i bukur. E shoh ndonjëherë kur gjithçka është mbyllur me sukses.

Filmi më i mirë: Do të zgjidhja disa pjesë të “96 Hours”. Mendoj se Liam Neeson është aktor i madh dhe mua më pëlqen historia e mafias shqiptare. Këtë film ua rekomandoj të gjithëve.

Vendi i preferuar në Hannover: Këtu ka kafe dhe restorante të veçanta dhe gjithçka është më mirë se në Karlruhe.

Futbollisti i preferuar: Unë jam fans i madh i Mesit. Më pëlqen stili i tij i lojës dhe lëvizje që bën, një gjeni me pak fjalë. Ai është një model për mua dhe shoh shumë nga vetja te ai.

Loja e preferuar: Aktualisht po luaj me Fortnite, thuajse çdo ditë ndeshem me shokët e mi. Vendosim kufjet dhe flasim me njëri-tjetrin vetëm për lojën.

Mjeti i transportit i preferuar: Kur unë luaja te Karlsruhe, udhëtoja me tren, 30 minuta secila rrugë. Por tashmë jam me makinë, pasi është më komode dhe shkon më shpejt në stërvitje nëse ka trafik. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top