You are here
Home > Kombëtarja > Talenti i Shpresave funksionon edhe si sulmues, shënon në Zvcër dhe i afrohet më shumë Panuçit

Talenti i Shpresave funksionon edhe si sulmues, shënon në Zvcër dhe i afrohet më shumë Panuçit

Taulant Seferi është padyshim një prej futbollistëve më premtues që ka Shqipëria. “Kërkoj që në të ardhmen të jem unë Lorik Cana i Shqipërisë”, do të shprehej futbollisti i Shpresave për “Shqipëria.ch” përpara pak ditësh.

Vetë historia e tij bën që një krahasim i tillë të qëndrojë, e sa shumë madje. Shpeshherë edhe me shiritin e kapitenit në krahë te kuqezinjtë, Seferi ka bërë gjithmonë diferencën te kuqezinjtë e vegjël. Në ditën e sotme , ekipi i tij, Ëinterthuri ka fituar në shtëpi me rezultatin2-1 ndaj Lausanes.

Goli i dytë i skuadrës vendase erdhi nga Taulant Seferi, që ka mbajtur rolin e sulmuesit për këtë takim, duke u improvizuar disi pasi pozicioni natyral është ai i mesfushorit. Nëse Panuçi do të kërkojë një lojtar të Shpresave për ndeshjet e tetorit, atëherë ndër emrat kryesorë do të jetë edhe Seferi. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top