You are here
Home > Futboll Bota > Takohen pas përballjes, Grezda i kujton origjinën sulmuesit të talentuar që heziton për Shqipërinë

Takohen pas përballjes, Grezda i kujton origjinën sulmuesit të talentuar që heziton për Shqipërinë

Rangersi ka barazuar pa gola ndaj Hibernianit, në takimin e djeshëm të vlefshëm për kampionatin skocez. Ky ishte edhe një derbi shqiptar, pasi përveç Erosit te Rangersit, nga krahu tjetër aktivizohej sulmuesi Florian Kamberi.

Një nga ata lojtarë që nuk ka nevojë për shumë përshkrim, pasi është thjeshtë gjenial. Nuhatje e portës, veprime që e nxjerrin mbrojtësin huq dhe gjuajtje me saktësi kirurgjikale, Kamberi ka gjithë potencialin e një sulmuesi të kompletuar. Hiberniani ka fatin ta ketë në skuadër, ndërsa nga 23-vjeçari pritet më shumë në karrierën e tij, për të qenë në nivelet më të larta të futbollit europian.

Sa i përket pjesës së Kombëtares, është vetë Kamberi që e bën të pamundur arritjen e marrëveshjes me Shqipërinë. Ai ka qenë pjesë e grupmoshave të Zvicrës dhe qendron në pritje të një ftese të mundshme nga helvetët. Pavarësisht se për kuqezinjtë do të ishte një arritje afrimi i një sulmuesi të tillë, të paktën për momentin mund të konsiderohet e pamundur.

Në përfundimin e ndeshjes së djeshme, Eros Grezda ka takuar Florian Kamberin. Të dy lojtarët kanë postuar një fotografi nga takimi i tyre në rrjetet sociale, ndërsa futbollisti i Rangersit nuk harron t’i bashkangjis edhe një flamur shqiptar, si për të treguar origjinën e harruar të  Kamberit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top