St Joseph surprizoi Prishtinën në fazën paraeliminatore të “Europa League”, duke barazuar në takimin e luajtur në Kosovë me rezultatin 1-1, ndërsa fituan me rezultatin 2-0 në shtëpi. Në këtë mënyrë futbollistët e drejtuar nga Mirel Josa humbën mundësinë për t’u ndeshur me Rangersin dhe dolën me turpërim nga Europa.
Emocioni nga krahu tjetër është aq i madh, aqsa nuk kanë frikë të ndeshen me gjigandët skocez. E kuptueshme kjo, pasi shanset të tilla vijnë rrallëherë për modestët e Gjibraltarit. Menjëherë pas fitores ndaj Prishtinës, ka ardhur edhe paralajmërimi i St Joseph që nuk ndien frikë për ndeshjen e rradhës: “Përshendetje Rangers, shihemi javën tjetër”. /Shqiperia.ch/