You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Surpriza e Shaland, Dreshaj që komandoi zemrën për Shqipërinë dhe i tepërti i Suedisë

Surpriza e Shaland, Dreshaj që komandoi zemrën për Shqipërinë dhe i tepërti i Suedisë

Kosova e ka bërë zyrtare listën e saj për dy takimet që do të zhvillojë në muajin qershor. Dardanët kanë një mision të vështirë për të arritur ëndrrën e Europianit, por Shaland e afron më shumë duke bërë disa surpriza të bukura këtë herë.

Ibrahim Dresevic ishte një prej tyre dhe gjendet në të gjitha mediat me këtë mbiemër, por identiteti i tij shqiptar është Ibrahim Dreshaj. Futbollisti që luan me Herenvenin në Holandë ka cilësi të mira. Për “Shqiperia.ch” ky nuk është një emër i padëgjuar, pasi kemi shkruar shumë herë për të së bashku me “Albanian Talents”.

Madje kemi raportuar rastin kur mbrojtësi në fjalë i ka thënë “JO” Shqipërisë U-21, pasi zgjodhi të priste një ftesë nga Suedia. Dëshira e këtij lojtari ishte prej kohësh që t’i bashkohej Suedisë së madhe, sepse grupmoshat i kaloi.

Koha tregoi se Kombëtarja në fjalë nuk shfaqi një interesim për Dreshajn, që faktikisht duhet të theksohet që rrjedh nga një familje patriotike. Në kushte të tilla, Shaland nuk ngurroi më gjatë për t’i bërë thirrjen lojtarit të Herenvenit, që zgjodhi t’i bashkohej Kosovës. Zgjedhja më e mirë e mundshme në këtë moment për Dreshajn, pasi hapësirat te Shqipëria sa i përket mbrojtjes me ardhjen e Ismajlit dhe Dërmakut, janë thuajse 0. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top