You are here
Home > Kombëtarja > Surpriza e madhe te Hajduku është talenti shqiptar, zë vendin në formacion nga Liria e Prizrenit

Surpriza e madhe te Hajduku është talenti shqiptar, zë vendin në formacion nga Liria e Prizrenit

Lumbardh Dellova ishte talenti i fundit shqiptar që iu bashkua Hajdukut të Splitit. Nuk kishte shumë pritshmëri të madhe te skuadra kroate, por futbollisti i ardhur nga Liria i Prizrenit, i ka bindur që të gjithë.

Sipas asaj që raporton “Slobodna Dalmacija”, Dellova e ka shfrytëzuar shansin e tij. Në këto përgatitje të zhvilluara me Hajdukun, jo vetëm që i ka bindur drejtuesit kroatë se nuk kanë gabuar me transferimin e tij, por ka zënë edhe një vend në formacionin titullar. Një ndihmë e madhe për Dellovën ka ardhur edhe nga Ardian Ismajli, mbrojtësi i Kombëtares që është shndërruar në një nga yjet e Hajdukut të Splitit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top