You are here
Home > Kombëtarja > Surpriza e Gunesh, flet “plakushi” i Turqisë: Shqipëria na ka motivuar të gjithëve!  

Surpriza e Gunesh, flet “plakushi” i Turqisë: Shqipëria na ka motivuar të gjithëve!  

Turqia arriti të fitonte takimin e parë kualifikues të Europianit, falë asaj fitore që mori në Shkodër me rezultatin 0-2. Pas atij takimit, gjithçka ishte e lehtë për futbollistët e Gunesh, që në shtëpia ia dolën pa probleme edhe me Moldavinë.

Surpriza e trajnerit Seniol Gunesh, ishte padyshim sjellja e kapiteni Emre Belozoglu në Kombëtare. Futbollisti që ndodhet në moshën 38-vjeçare, i tejkaloi pritshmëritë e tij në fushën e lojës. Së fundmi në një intervistë dhënë për mediat turke, Belzoglu i rikthehet takimit në Shkodër:

“Shqipëria ishte një nisje e mirë për ne, ndërsa reagimi ka qënë pozitiv në të gjithë vendin tonë, na ka motivuar shumë të gjithëve. Ne mundohemi që të përcjellim eksperiencën tonë në lojtarët që janë Brenda dhe jashtë fushës. Fillimi me 6 pikë është mirë, por me rëndësi është fitorja ndaj Shqipërisë në ndeshjen e parë. Tashmë nap resin edhe dy ndeshje të rëndësishme përpara”, ka thënë “plakushi” i Turqisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top