Sarri është një trajner i veçantë jo vetëm me atë që paraqet me skemat e tij në fushën e lojës, por edhe me personazhin që shihet jashtë futbollit. I apasionuar i madh i cigareve dhe që konsumon rreth 4 paketa në ditë, ka edhe një tjetër fiksim…sa më larg kostumeve zyrtare.
Kjo u pa edhe te Chelsea, atje ku italiani nuk i preferoi për asnjë moment kostumet teksa drejtonte klubin anglez. Por te Juventusi gjithçka nis që te paraqitja, prandaj ia kanë vendosur si kusht në kontratë. Sarri ka folur mbi këtë çështje në konferencën për shtyp, duke kërkuar që kjo pikë të rishihet: “Nuk preferoj të vesh kostumin zyrtar të Juventusit në fushë. Jashtë saj jam i detyruar ta bëj, pasi përfshihet te kontrata. Do ta diskutojmë, por me rëndësi është që të mos më kërkojnë që të zhvishem”, ka thënë Sarri. /Shqiperia.ch/