You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Super Shkëndija e Tetovës, pas Titullit fiton dhe Kupën e Maqedonisë

Super Shkëndija e Tetovës, pas Titullit fiton dhe Kupën e Maqedonisë

Të jashtëzakonshëm kuqezinjët e Tetovës që mposhtën sonte në stadiumin “Mladost” të Strumicës ekipin e Pelisterit me rezultatin e pastërt 3:0.

Ndeshja filloi për mrekulli për Shkëndijën që gjetën golin me qendërmbrojtësin Visar Musliu në minutën e 20′ të takimit. Me rezultatin 1:0 u mbyll pjesa e parë ndërsa në të dytën kërçovari Besart Ibraimi dhe përsëri Visar Musliu i dhanë goditjen fatale Pelisterit.

Pas titullit Shkëndija fiton dhe kupën duke dominuar futbollin në Maqedoni, në këtë mënyrë dhe skuadra tjetër shqiptare FC Shkupi pas suksesit të Shkëndijës do të marrë pjesë në kualifikimet e Europa League.

Ndeshja u ndoq nga shumë tifozë të Shkëndijës ndërsa dhe 500 Ballistë udhëtuan për në Strumicë duke bërë një atmosferë të shkëlqyeshme.

/Shqiperia.ch

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top