Në Turqi janë thuajse të sigurt se Vedat Muriqi do të jetë pjesë e Fenerbaçes për sezonin e ardhshëm. Pas një sezoni fantastik të bërë me Rizesporin, ky futbollist ka marrë vlerësimin e të gjithëve me nivelin që ka treguar.
Sipas asaj që raportuan “Indeksionline”, që kjo marrëveshje të zyrtarizohet, duhet që Fenerbaçe të paguajë 3 milionë euro si dëmshpërblim te ekipi i Rizesporit. Një gjë e tillë ka gjasa të ndodhë, pasi flasim për lojtarin e Kosovës ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 7 asist vetëm gjatë këtij sezoni. /Shqiperia.ch/