
Xhuljo Vrenozi është një nga krenaritë e vërteta të Shqipërisë në arenën e sportit. Gjithmonë në median tonë, “Shqiperia.ch”, flitet për krenaritë e vërteta dhe jo ato të rreme, që faktikisht i kemi me shumicë.
Boksieri që ndryshe njihet edhe me emërtimin “stuhia shqiptare”, është gati për t’u rikthyer në ring. Në datën 4 maj do të jetë ndeshja e tij e rradhës, ndaj Sinisa Gambelic. Dueli do të zhvillohet në Milano të Italisë, atje ku Vrenozi shpreson të ketë mbështetjen e shqiptarëve të shumti që të jetojnë në shtetin fqinjë. Faktikisht, përkrahja asnjëher nuk i ka munguar, pasi Vrenozi preferon gjithmonë ndeshjet e hapura dhe që i japin kënaqësinë spektatorit në sallë. /Shqiperia.ch/