Thomas Strakosha është portieri që mund të jetë titullar në dy ndeshjet e ardhshme me Kombëtaren. Në krahasim me “rivalin” Etrit Berishën, minutat e aktivizuara këtë fillim sezoni me ekipin e Lazios dhe paraqitjet e 20-vjeçarit në katër ndeshjet e para duket se është në një formë më të mirë.
Strakosha ka një filozofi loje të portierëve modern, ku përveç instikteve të larta vlen për t’u theksuar që luan mjaft mirë edhe me këmbë.
Përsa i përket Etrit Berishës, portieri i Atalantës duket se ka humbur terren jo vetëm te skuadra ku aktiviziohet në Serinë A, por kreditet e tij kanë rënë edhe te Shqipëria. Sigurisht që të kryqëzosh për një gabim të vetëm të bërë, është gjithmonë mëkat, por akoma edhe më tepër, mund të cilësohet ajo gafë e Berishës në pasim në ndeshjen ndaj Spanjës, duke prishur gjithçka të bukur që kishte ndërtuar De Biazi deri në atë moment.
Spanjollët ende nuk po ia dilnin të thyenin Shqipërinë dhe po humbisnin toruan, megjithatë pasiguria e Berishës në lojën me këmbë, i shtroi rrugën kundërshtarëve drejt fitores.
Forma e legjionarit të Kombëtares nuk është aty ku duhet dhe kjo mund t’kushtojë shumë, ndoshta duke humbur dhe vendin në formacionin e Panuccit, Strakosha drejt projektimit si titullar./Shqipëria.ch/