
Ditën e sotme janë mbledhur thuajse të gjithë lojtarët e grumbulluar nga italiani që është në krye të Shqipërisë, Kristian Panuçi. Djemtë kuqezi zbritën në fushën e blertë nën urdhrat e italianit, teksa nisën senacën e parë stërvitore për dy sfidat e ardhshme.
Ajo çka u vu re në këtë seancë të parë, është se dy legjionarët e Kombëtares, Eros Grezda dhe Ermir Lenjani u dalluan që ishin disi me probleme. Nga pamjet e para, siç raporton “Sportekspres”, mesfushori I Rangersave, mbante akull tek kofsha . Një shenjë kjo jo e mirë përsa i përket legjionarit, pasi kujtojmë që është në formë të mirë të momentit, duke arritur që edhe në fundjavën që lamë pas të shënonte me skocezët.
Kujtojmë që Shqipëria luan sfidën e fundit përballë Skocisë ditën e shtunë, në orën 20:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës. Kjo sfidë gjithashtu është përballja e fundit që do të kenë kuqezinjtë e Panuçit përsa i përket kompeticionit, “Liga e Kombeve”. /Shqiperia.ch/