You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Stërling dha asistin e madh për Kosovën në Europian, UEFA zyrtarizon “fitoren” e vogël

Stërling dha asistin e madh për Kosovën në Europian, UEFA zyrtarizon “fitoren” e vogël

Tifozët e Malit të Zi në takimin ndaj Anglisë e tepruan me thirrjet e tyre raciste, duke sjellë reagim të madh në Europë. Së fundmi ishte vetë ylli i Manchester City, Stërling, që do të shprehej se këto precedente nuk duhej të kaloheshin në mënyrë të rëndomtë nga UEFA, por Malit të Zi duhej që t’i zbrisnin 9 pikë nga renditja.

Këtë ide e mbështeti shumë edhe Federata Angleze e Futbollit, që kërkoi nga UEFA një vendim të pazakontë. Kjo do të ndihmonte shumë edhe Kosovën për të arritur në Europian, pasi do të ngeleshin vetëm dy kundërshtarë direkt për të arritur në vendin e dytë. Gjithsesi UEFA e ka zyrtarizuar vendimin e saj për dënimin e Malit të Zi, duke e dënuar me 20 mijë euro gjobë dhe takimin e rradhës pa tifozë, pikërisht atë që do të ketë ndaj Kosovës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top