
Siç edhe vet trajneri Goran Tomic tha për “Shqiperia.ch” pak ditë më parë, në Kroaci të gjithë janë të dashuruar pas lojës së bukur të Myrto Uzunit. Djaloshi nga Berati tashmë mund të quhet pa frikë një nga zbulimet më cilësore të kapionatit shqiptar. Vlerat e tij në fushë janë treguar më së miri edhe këtë javë në derbin e Zagrebit. Lokomotiva prit Hajdukun e Splitit, ose më saktë, Uzuni priti kundërshtarin në strofullën nga ky padyshim nuk mund të dilnin fitimtar. Përfundimi? Një gol spektakolar dhe një asist i cili gjynjëzoi përfundimisht rivalin e përbetuar. E pas kësaj paraqitje, një vend në formacionin e javës në kampionatin kroat, duket shumë pak për Uzunin, ose “panterën shqiptare” siç preferojnë ta quajnë të afërmit e tij.
Megjithatë, mediat kroate kanë nxjerr formacionin 3-5-2 si më të mirin e javës. Uzuni është pozicionuar pak përpara mesfushës, aty ky truri i tij kreativ arrin në krijimin e një loje fantastike. Më tej mediat shkruaj:
“Ishte zbulumi i Besnik Prengës që po ngrihet në Lokomotivë. Ka fituar simpatinë e të gjithëve në Kroaci. Shpërtheu në mënyrë fantastike në momentin e golit dhe ofroi një asist. Ka shënuar dy gola dhe ka dhënë katër asist në pesë ndeshjet e luajtura në ligën kroate. Këto janë statistikat që tregojnë ekuilibrin e tij”./Shqiperia.ch/