Pas arritën zyrtarizimin me Mërgim Vojvodën, klubi belg i Standard Liege është pranë marrëveshjes me një tjetër mbrojtës shqiptar të Kosovës. Këtë herë bëhet fjalë për qendërmbrojtësin, Amir Rrahmani.
Sipas asaj që raporton media belge “Le Soir”, klubi kroat e ka pranuar ofertën për të shitur lojtarin në fjalë, ndërsa tashmë pritet edhe konfirmimi zyrtar nga vetë Rrahmani. Për momentin ky futbollist është duke pushuar në Greqi, pas mbylljes së sezonit që lamë pas.
Megjithatë mbrojtësi që aktualisht është pjesë e Dinamos së Zagrebit, duke të ketë kujdes sa i përket prezantimit në Belgjikë. Vojvoda zgjodhi të bënte shqiponjën dhe më pas u detyrua të fshinte foton, pasi në klubin belg ndodhen edhe lojtarë me origjinë serbe. /Shqiperia.ch/