“Formula 1” është sporti i vetëm, në të cilën shqiptarët nuk janë protagonist. E pamundur të gjeje një pilot nga Shqipëria që garonte në të, megjithëse është aq popullor dhe i ndjekur.
Por historia do të ndryshojë, e për këtë mendon Lirim Zendeli. I lindur në Shkup dhe i rritur e formuar në Gjermani, Zendeli do të jetë shqiptari i parë që do të garojë në këto nivele. Piloti i F4, për momentin është në kërkim të sponsorëve, që do t’i mundësonin një ngritje në karrierë.
E gjithë lufta është vetëm në këtë drejtim, pasi shqiptari premton shumë, për të shkuar larg me makinën e tij. Të gjitha shanset ekzistojnë që në një kohë jo shumë të largët, ai t’i bashkohet “Formula 1”. /Shqiperia.ch/