You are here
Home > Kombëtarja > “Specialistët” shqiptarë në aksion! Koha tregon gjithçka, Panuçi i varur edhe nga refuzimet

“Specialistët” shqiptarë në aksion! Koha tregon gjithçka, Panuçi i varur edhe nga refuzimet

Menjëherë pas publikimit të listës nga Panuçi për ndeshjet e marsit, ashtu siç edhe pritej, “specialistët” shqiptarë kanë hyrë në aksion. Përse erdhi ky futbollist dhe jo një tjetër?

Në një kohë kur afeksioni ndaj trajnerit të Shqipërisë nuk është edhe aq i madh, një gjë e tillë pritej. Por kur i rikthehemi listës më në detaje, shihet se pak futbollistë lënë vend për diskutim.

Panuçi ka qënë i varur edhe nga refuzimet e elementeve të rinjë që do i bashkoheshin Kombëtares. Guidara ka kërkuar më shumë kohë për të ardhur te Shqipëria, duke flirtuar paksa edhe me Argjentinën. Durmishaj ishte  një tjetër emër i garantuar, që tashmë është kapitull i mbyllur për Shqipërinë. Për të vazhduar më tej, Vrushaj ka zgjedhur t’i bashkohet Greqisë U-21. Të vetmet pikëpyetje ngelen mosgrumbullimi i Bares dhe Ndojit, për të cilat Panuçi do të përgjigjet pas pak ditësh, por koha do të vërtetoj gjithçka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top