Pas një mbrëmje të tmerrshme në Glasgou, Shqipëria do të kërkoj të harrojë atë çfarë ndodhi ndaj Skocisë, me anë të Shpresave ndaj Italisë.
Futbollistët që drejtohen nga Alban Bushi, do të zhvillojnë një takim miqësor ndaj një kundërshtari të një niveli të lartë, si ai i Italisë. Shqipëria U-21 ka dështuar në sfidën zyrtare të luajtur vetëm përpara pak ditësh ndaj Spanjës, teksa humbi me rezultatin 3-0.
Një rezultat pozitiv ndaj futbollistëve italianë do të rriste disi entuziazmin e tifozëve shqiptarë për të ardhmen e Kombëtares, ndërsa takimi do të zhvillohet në 18:30. /Shqipëria.ch/
(Ndeshja Itali-Shqipëri U-21 do të jepet minutë pas minute në 18:30 në Shqipëria.ch)