You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Sot mund të bëj diferencën te Kosova, krenaria e Bunjakut: Refuzoi edhe Gjermaninë vetëm për ne

Sot mund të bëj diferencën te Kosova, krenaria e Bunjakut: Refuzoi edhe Gjermaninë vetëm për ne

Besart Halimi është një ndër lojtarët më të talentuar që është pjesë e dardanasve. Mesfushori 23-vjeçarë është pjesë e skuadrës së Brondby që luan në kampionatin e danimarkës. Besari përpara se të zgjidhte përfaqësuesesn e Kosovës, ka refuzuar kombëtaren gjermane, vetëm e vetëm për të përfaqësuar vendin e tij të origjinës.

Në një intervistë për “90+”, ish trajneri i dardanasve, Albert Bunjaku ka kujtuar me krenari se gjatë  periudhës kur drejtonte Kosovën, se si Besar Halimi refuzoi ftesën e Gjermansië U-21 vetëm për t’iu bashkuar Kosovës.

“Mos të harrojmë se Besar Halimi kishte ftesë nga Gjermania U21 kur iu bashkua Kosovës”, u shpreh Bunjaki, sipas asaj që raporton “Gazeta Olle”.  Mesfushori 23 vjeçar po tregon se është një titullarë i padiskutueshëm tek dardanasit, teksa ndeshje pas ndeshje ai ka vendosur hegjemoninë e tij në mesfushën e skuadrës së Shaland.

Ditën e sotme ai pritet të jetë titullarë nga minuta e parë në ndeshjen më të rëndësishme në historinë e Kosovës. Sfida kundër Azerbajxhanit dardanasve i mjaftojnë vetëm një pikë, pasi nëse nuk humbin në këtë sfidë, përkthehet në kualifikimin e dardanasve në fazën pasardhëse të “Ligës së Kombeve”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top