
Gjithmonë na pëlqen që Shkëndijën e Tetovës ta thërrasim ndryshe edhe si Kombëtarja e Shqipërisë. Nëse ka një ekip që i bashkon më së shumti të gjithë shqiptarët kudo ata jetojnë, atëherë padyshim është skuadra nga Tetova.
Në ditën e sotme kuqezinjtë do të rikthehen në fushë, për të mbyllur hesapet me Kaljun. Takimi i parë përfundoi me fitoren 1-0, ndërsa tashmë vjen përballja në shtëpi. Kjo nuk do të thotë se ka vend për nënvlerësim, por Shkëndija na ka mësuar se surprizat e hidhura nuk vijnë asnjëherë prej saj.
Kur ky tur i parë të mbyllet me sukses, atëherë vjen përballja me skocezët e Celtic. Pritet që ambienti të jetë vërtet festiv dhe të kemi një përsëritje të asaj që ndodhi në Shqipëri-Skoci. Vetëm bëni gati birrat me shumicë, fustanellat dhe celularët! /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/