
Shpresat e Shqipërisë e kanë nisur grumbullimin e tyre për takimet miqësore që do të zhvillojnë ndaj Maltës, për të parë elementet e rinjë, që mund të jenë të prespektivës dhe t’i shërbejnë të ardhmes.
Por dita e sotme ka qenë disi e veçantë për djemtë e drejtuar nga Alban Bushi, pasi qendërmbrojtësi shqiptar, Shaqir Tafa ka festuar datëlindjen e 20. Një tortë e madhe u vendos për të në tryezë, ndërsa një urim i veçantë është shpërndarë edhe nga trajneri Bushi: “Sot jam 20 vjeç dhe fusha më thërret”, shkruan me humor në “Instagram” legjenda kuqezi.
Sigurisht, një farë modifikimi ky i këngës himn të kënduar vite më parë, për të treguar pavarësinë e plotë në një farë mënyre që krijojnë njerëzit, pas arritjes në këtë moshë. E për ta dërguar deri në fund ndoshta idenë e Alban Bushit, urimi më i miri për Shaqir Tafën do të ishte: “Sot jam 20 vjeç dhe Shqipëria më thërret”. /Shqiperia.ch/