You are here
Home > Kryefaqja > Skuadrat shqiptare marrin “rrugën” në Champions, pas Shkëndijës eleminohet dhe Feronikeli

Skuadrat shqiptare marrin “rrugën” në Champions, pas Shkëndijës eleminohet dhe Feronikeli

Në “Fadil Vokrri” vendasit e Feronikelit kanë dështuar në përpjekjen e fundit për një hap më tej në Champions League. Skuadra e drejtuar nga Ramadani humbi ndeshjen e kthimit 0-1 ndaj uellsjanëve të TNS. Në ishull Feronikelli barazoi 2-2 duke lënë të hapur mundësinë e një kualifikim me rezultat minimal. Por fati nuk është treguar aq miqësor sa pritej. Goli për miqtë u shënua pas 67′ minutave lojë, ndërsa vendasit nuk mundët të shkonin në barazim. Rezultati 1-1 do të kalonte Feronikellin më tutje, por skuadra shqiptare u dorëzua para një goli të vetëm. Gjithçka e mbyllur në “Fadil Vokrri” me një Feronikel që surprizoi në kampionat duke u shpallur kampion. Por në Champions, eksperienca flet ndryshe. Të njejtën situatë tregoi edhe Shkëndija në përballjen ndaj Kaljusë, megjithëse shiheshin si favoritët kryesor. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top