You are here
Home > Kombëtarja > Skocezet tregojnë festën e çmendur ndaj Shqipërisë: Futbollistet nuk po iu besonin syve (VIDEO)

Skocezet tregojnë festën e çmendur ndaj Shqipërisë: Futbollistet nuk po iu besonin syve (VIDEO)

Britma dhe festë “e çmendur” ditën e djeshme në “Loro Boriçi”, teksa në futbollin e femrave, Skocia arriti të fitonte me shumë vështirësi ndaj Shqipërisë. Ai gol i ardhur në pjesën e dytë nga ana e Ross, do të dërgonte rezultatin në 1-2.

Falë kësaj fitore dhe barazimi të Zvicrës ndaj Polonisë, që luhej po në të njëjtën kohë, Skocia arriti të kualifikohej për më tej drejt Botërorit të Francës, që do të zhvillohet për femrat. Kjo e përligjte gëzimin dhe festën që shpërtheu me fundin e takimit, e që vazhdoi në dhomat e zhveshjes.

Trajnerja e Skocisë, Shelley Kerr, shprehet se futbollistet e saj nuk po i besonin syve për suksesin e arritur:

“Një situatë e cila e ka kaluar imagjinatën dhe unë ndihem më së miri, për të fjetur e qetë për një muaj. E gjitha kjo javë që përjetova, ishte shumë e tensionuar dhe unë duhet të mbaja qetësinë si trajnere. Asgjë nuk mund të krahasohet me këtë, por meritat më të mëdha duhet t’i jepen lojtareve, që kanë punuar shumë për të arritur deri këtu. Në fundin e takimit, futbollistet nuk po i besonin syve për kualifikimin e arritur dhe më pyesnin: A je e sigurtë? A je e sigurtë”, ka përfunduar trajneria skoceze, Shelley Kerr, duke treguar momentet e festës për kualifikimin në Botëror. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top