Pas atij eliminimi të Feronikelit nga “Champions League”, klubi shqiptar do të luajë në turin e dytë të “Europa League”. Atje do të përballet me Slovan Bratislavën, ekipin sllovak që nuk do ta mirëpres aspak Feronikelin.
Gjithçka ishte bërë e ditur më herët, pasi parrulla “Kosova është Serbi” është nxjerrë nga ana e tifozëve të Bratislavës në disa raste. Së fundmi sipas asaj që raporton “Kurir”, një prej kryesuesve të këtyre mbështetësve u shpreh: “Ne do të provojmë për ta bërë këtë klub fallco që të ndiejë se luan në Serbi. Për ne, është vërtet një indicie e frikshme.
Ne nuk jemi fare të interesuar për UEFA-n, dënimet, asgjë tjetër, duam thjesht t’i japim një mesazh të qartë botës, siç kemi bërë në shumë raste”, ka thënë një prej tifozëve të Slovan Brastislavës. Ajo që nuk duhet harruar është fakti që në kryesimin e tyre janë edhe shumë serbë, prandaj skenari është i frikshëm për ndeshjen me Feronikelin. /Shqiperia.ch/