You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Skandaloze/ Mediat shqiptare në Kosovë janë pa frena: Shqipëria po i bën presion lojtarëve tanë!

Skandaloze/ Mediat shqiptare në Kosovë janë pa frena: Shqipëria po i bën presion lojtarëve tanë!

Mediat kanë një rol thelbësor në pasqyrimin e së vërtetës në treg, ashtu siç ajo është, për të informuar publikun. Por ndonjëherë dilet përtej detyrës, për qëllime të caktuara dhe aspak për të mirën e përgjithshme.

Ashtu siç kemi raportuar prej shumë kohësh, edhe këtë herë disa media sportive shqiptare vazhdojnë të me qëllimin e tyre përçarës mes tifozëve shqiptarë. Nuk është e nevojshme të shikojmë historinë dhe të shkojmë në mediat greke apo serbe, për të pasur kritika dhe sulmime mes shqiptarëve.

Ndonjëherë mjafton ta hedhim vështrimin shumë afër nesh, për të kuptuar qëllimet dashakeqe që janë për të shtrembëruar të vërtetën. Kështu ka ndodhur së fundmi edhe me mediat shqiptare në Kosovë, që kanë ngritur një teori konspirative së fundmi, që mbështetet vetëm në një imagjinatë të shfrenuar.

Pa dashur të flitet me emra konkretë, por është cekur se Shqipëria është duke rrëmbyer lojtarë nga Kosova, duke i premtuar gjithmonë më shumë lojtarëve. Më saktësisht, kuqezinjtë supozohet t’i premtojnë një lojtari grupmoshën U-21, nëse dardanët i japin atij vetëm grumposhën U-19.

Qesharake e gjitha kjo dhe aspak llogjike, pasi të gjithën këtë hipotezë nuk e mbështet asnjë provë e vetme. Fundja, nuk mund të ketë rrëmbim brenda së njëjtës shtëpi së përbashkët. Ajo që mediat duhet të kuptojnë në këtë rast, është që të jeni promovuesit e parë të një bashkimi të shqiptarëve, pasi faktorin përçarës e bëjnë mjaft mirë vendet fqinje, duke mos qënë nevoja për një tjetër dorë brenda këtij qëllimi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top