
Besnik Hasi ishte një nga emrat më të preferuar të tifozëve shqiptarë, që të merrte drejtimin e Shqipërisë. Megjithatë kjo është e gjitha për t’u harruar, pasi është zyrtarizuar Reja si tekniku i ardhshëm i Kombëtares.
Faktikisht Hasi ka një përvoje të madhe si trajner, por jo gjithmonë situatat i kanë rrjedhur në mënyrën e duhur. Së fundmi është zbuluar edhe prapaskena në Poloni, për kohën kur tekniku shqiptar drejtonte Legian e Varshavës. Të gjithën ndodhinë do e rrëfente Bougslaw Lesnordorski, që asokohe ishte presidenti Legias:
“Ndonjëherë flitet se futbollistët ngadalësojnë punën e trajnerit te Legia. Por gjithmonë lojtarëve u pëlqen të stërviten dhe të fitojnë. Kur bie fjala pastaj se trajneri i pengon ta bëjnë një gjë të tillë, ata vendosin vetë që të mos vazhdohet më dhe të ndërrohet projekti. Për shembull, në rastin kur ishte Besnik Hasi. Futbollistët erdhën te unë disa herë dhe më thanë se asnjë prej tyre nuk donte të vazhdonte më”, ka thënë Lesnordorski. /Shqiperia.ch/