You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Skandali/ Trajneri shqiptar e mund ekipin rus në fushë, e quajtën Gjilanin si ekip të Serbisë

Skandali/ Trajneri shqiptar e mund ekipin rus në fushë, e quajtën Gjilanin si ekip të Serbisë

Një ngjarje vërtet e veçantë erdhi nga miqësorja që ka zhvilluar skuadra e Gjilanit ndaj ekipit rus të Yenisey Krasonyarsk në paraditen e sotme. Këta të fundit e kanë etiketuar kundërshtarin e tyre si një skuadër që përfaqëson Serbinë.

Pikërisht në ekipin shqiptar që drejtohet nga Gentian Mezani. Zyrtarët e klubit të Gjilanit kanë reaguar menjëherë pasi kanë parë etiketimin e bërë, duke thënë se nëse nuk rregullohej gabimi “i qëllimshëm”, atëherë do ta ndërprisnin menjëherë ndeshjen.

Për këtë arsye gjithçka ka ardhur në vendin e duhur dhe janë zhvilluar 90 minutat. Trajneri Mezani e ka nderuar edhe më tepër klubin shqiptar dhe emrin e tij, teksa kanë fituar falë taktikave në një miqësore që shkonte përtej normales me shifrat 0-1.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top