Ditën e djeshme është hedhur shorti i grupeve të Champions League, ku kampionët e Francës do të ndeshen me ekipet si Napoli, Liverpooli dhe Crevena Zvezda.
Duke u nisur nga ky grup në faqen zyratre në “Facebook” të klubit të PSG, është publikuar dhe harta e shteteve ku do të udhëtojë ekipi i tyre për transfertat përkatëse.
Tek harta e Serbisë ku do të ndeshet me ekipin e Beogradit, pjesë të saj ka bërë dhe Kosovën, me apo pa vetëdije kjo mbetet për t’u shpjeguar. Sigurisht nga ky veprim ngelen të prekur shqiptarët të cilët kërkojnë nga një shpjegim nga një klub me emër të njohur në Europë,siç është PSG./Shqipëria.ch/