As më pak dhe as më shumë, por një skandal i vërtet vjen nga Kosova. Të gjitha ato hapa përpara që u bën për të dërguar Kosovën në organizmat më të lartë të futbollit dhe për t’u njohur si një realitet i ri, tashmë jemi po prapë ne, armiqtë e vetvetes, që kthehemi në pikën 0.
Për të qenë më konkret, kompania Artmotion në prononësi të Shkëlqim Devollit, që konkurron në tregun e transmetimit televiziv, ka arritur marrëveshjen me Radiotelevizionin e Serbisë dhe Telekomin e Serbisë, për të blerë të drejtat e Champions League e për t’i transmetuar ato në territorin e Kosovës.
Sipas asaj që përflitet në orët e fundit në mediat kosovare, transmetimi i ndeshjeve të kompeticionit më madhor të Europës, do të bëhet në gjuhën serbe. Armiku më i madh i shqiptarit, jemi vetë ne, nuk ka më nevojë për dyshime. /Shqipëria.ch/