Skuadra e Kosovës e boksit mund të përjashtohet nga kampionatit botëror që zhvillohet në New Dehli. Arsyeja? Qeveria e Indisë nuk mundëson viza për këtë ekip, pasi nuk e njeh Kosovën si shtet.
Madje, skandali shkon më tej pasi skuadra e Kosovës është pajisur edhe me pasaporta shqiptare, megjithëse asnjë ndryshim nuk është vënë re. India nuk po i pajis me VISA këta sportistë, duke ua bërë të pamundur pjesëmarrjen e tyre në këtë eviniment.
Një situatë e tillë ndodhi përpara pak kohësh edhe në kampionatin botëror në Madrid, teksa sportistët shqiptarë të Kosovës që merren me karate, nuk u lejohej që të ngrenë flamurin e Kosovës./Shqiperia.ch/