You are here
Home > Kryefaqja > Skandal/ Lëmsh gjithçka në Kosovë, sigurimi bllokon babain e Muriq: Fol shqip, ndryshe nuk hyn

Skandal/ Lëmsh gjithçka në Kosovë, sigurimi bllokon babain e Muriq: Fol shqip, ndryshe nuk hyn

Një skandal i vërtetë ishte ai në Kosovë, për organizimin e ndeshjes mes Kosovës dhe Bullgarisë. Sa shumë shkelje flagrante dhe një situatë tërësisht e evitueshme, për një përfaqësuese që kërkon të rrisë dhe pastrojë imazhin e saj.

Por ndonjëherë i prishim punë edhe vetvetes, për ta rënduar gjendjen gjithmonë e më shumë. Për të vazhduar konkretisht sa i përket takimit ndaj Bullgarisë, shkeljet nisnin që te akreditimi për gazetarët. Atje shkruhej se Kosovë-Bullgari do të luhej në datën 24 mars, ndërsa realisht ishte në 25 mars.

“Periskopi” do të sillte më në detaje gjithçka ka ndodhur, duke theksuar faktin se dy vajza që ishin përgjegjëse për vendin ku qëndronin gazetarët, i kërcënonin ata gjithmonë se do të dilnin jashtë nëse bënin foto. Përtej këtyre incidenteve të vogla, ajo që është për t’u “ulëritur” në një organizim të tillë, ishte kur siguria ndaloi babain e Milot Rashicës dhe Aro Muriqit për të parë stërvitjen e Kosovës.

Babai i portierit të Manchester City nuk e njeh gjuhën shqipe, prandaj nuk mund të komunikonte shumë me sigurinë. Njëri këtyre të fundit, i ka thënë: “Fol shqip, se ndryshe s’ki me hy këtu”. Në atë moment ka ndërhyrë menjëherë babai i Milot Rashicës, që kishte të njëjtin problem me sigurimin. “A jeni normal ju, a e dini se nuk ia lë Milotin me lujtë”. Pas kësaj, ata janë lejuar që të hyjnë në stadium, për të parë djemtë në stërvitje. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top