You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Skandal/ Kosova zbulon mënyrën e re për trukime ndeshjesh, pa aktrim teatral në fushë

Skandal/ Kosova zbulon mënyrën e re për trukime ndeshjesh, pa aktrim teatral në fushë

Përsa kohë bastet sportive të jenë në fuqi, për aq kohë do të jenë edhe dyshimet sa i përket vërtetësisë së një ndeshje futbolli. Në Kosovë gjatë ditëve të fundit është zbuluar një mënyrë e re e trukimeve të ndeshjeve, që nuk i përfshin aspak lojtarët dhe gjithçka zgjidhet që nga tavolina, nga njerëzit me kollare në “Ligën e Parë”.

Të gjithën këtë vëzhgim e pasqyron “Gazeta Olle”, ndërsa ne e sjellim për lexuesit tanë. Ku konsiston kjo teknikë e re? Futja e një lojtari të palejuar, që i fal ekipit kundërshtar tre pikët. Për të qënë më konkret: Ndeshja e fundit e mbyllur në tavolinë, ishte ajo mes Vitisë dhe 2 Korrikut. Vendasit fituan me rezultatin 2-1 në shtëpi, por futja në lojë e lojtarit Ylli Falzia, i dha fitoren në tavolinë 0-3 miqëve. Rastësia, nëse është e tillë, ka bërë që në ndeshjen e kaluar 2 Korriku të humbi një ndeshje në tavolinë ndaj Vllaznisë, e cila lufton për mbijetesë dhe është pjesë e Komunës së Vitisë.

Pra këtu futemi në llogjikën e një pazari, për marrjen dhe dhënien e tre pikëve në raste nevoje. Ndërkohë hije dyshimi ka edhe për ndeshjen mes Trepçës dhe Fushë Kosovës. Për këtë takim përflitej që më herët që mund të ishte i fiksuar, ndërsa ndodhi edhe një përmbysje nga 0-1 në pjesën e parë, do të shkonte në 2-1. Kompanitë e huaja të basteve si rrallëherë e kishin mbajtur të hapur një ndeshje të Ligës së Parë, që mund të luhej me rezultat të saktë deri në 2-1. Sapo të tilla shifra u bën në ndeshje, atëherë kompanitë e basteve e bllokuan menjëherë kuotimin e saj. Përfundimi i njëjtë, me pikët që i kalojnë miqëve për shkak se Trepça aktivizoi me pa të drejtë një lojtar.

Një tjetër ndeshje me të njëjtën histori është ajo mes Kikisë së Hogoshtit dhe Bashkimit të Korentit. Gjithçka u mbyll në barazim me rezultatin 1-1, por në tavolinë fitorja erdhi për miqtë 0-3. Qartazi gjithë këto raste të përsëritura në kaq pak kohë, tregojnë se nuk bëhet fjalë për një rastësi dhe vendime aq të pafajshme, por për llogari në tabelën e përgjithshme që vendos edhe fatin e një sezoni. E vetmja gjë e mirë në këtë teknikë të re që është zbuluar në Kosovë, ku reagimi i Federatës duhet të jetë i menjëhershëm, është fakti se gjithsesi lojtarët qëndrojnë larg gjithë këtij trillimi. Ndoshta ka nevojë edhe për një modifikim shprehja e Lineker: “Futbolli është një lojë që zgjat 90 minuta, ku në fund fiton ai që i duhen më shumë pikët”. /Shqiperia.ch/

Në fushë: 2 Korriku – Vllaznia 1:0
Në tavolinë: 2 Korriku – Vllaznia 0:3

Në fushë: Vitia – 2 Korriku 2:1
Në tavolinë: Vitia – 2 Korriku 0:3

Në fushë: Trepça – Fushë Kosova 2:1
Në tavolinë: Treçca – Fushë Kosova 0:3.

Në fushë: Kika – Bashkimi 1:1
Në tavolinë: Kika – Bashkimi 0:3

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top