
Armando Broja është sulmuesi shqiptar që ka fituar zemrën e tifozëve në pak kohë. Nga Shqipëria U-19 te ajo U-21, ky futbollist ishte i pandalshëm me golat e shënuara.
Por si po vijon situata në klub? “Shqiperia.ch” konfirmon se gjatë kësaj kohe Broja është duke u stërvitur me grupmoshën U-23 të Chelseat. Pra lojtari kuqezi është në hapin e fundit për kalimin te ekipi i parë i Chelseat, nëse do t’i japin besimin e duhur drejtuesit e klubit. /Shqiperia.ch/