Nuk ka filluar mirë fundjava për pilotin spanjoll, Aleks Rins, teksa këtij të fundit i ka marrë flakë motorri i tij. Piloti spanjoll 22 vjeçar, duket se asgjë nuk ka në favorin e tij, pasi në bokse, motorri që ai drejton me numër 42 të markës Suzuki, ka shpërthyer në flakë.
Kjo gjë ndodhi për shkak të një problemi në impiantin e motorrit. Megjithatë mund të konsiderohet si një fat i madh që pasoja nuk ishte e madhe. Ankthi dhe paniku i përjetuar në ato pak minuta, ka kaluar në mënyrën më të mirë. Këtë fundjavë zhvillohet gara e rradhës së Moto GP, e cila zhvillohet në Malajzi.
Vendi për kampionin botëror është ezauruar që javën që shkoi, që i përket Mark Markez. Ky i fundit i afrohet legjendarit Valentino Rosi për numrin e titujve botërorë të fituar në botërorin e motorrave më të shpejtë në botë. /Shqiperia.ch/