Në merkaton dimërore ishin sirenat e para, që ranë për Strakoshën nga Anglia. Bëhej fjalë për ekipin e Totenhemit, që nuk ka njohur asnjë shqiptar në histori sa i përket përbërjes së skuadrës.
Nëse portieri i Lacios do të mbërrinte, atëherë do të ishte i pari që i bashkohej Totenhemit. Së fundmi janë sërish mediat italiane ato që raportojnë një interes të shtuar të anglezëve mbi Strakoshën. Kjo pasi po mendohet shumë rreth zëvendësuesit të Lloris, me portierin e Kombëtares që mbetet një nga më të vlerësuarit në treg.
E gjitha varet nga shifra e kartonit që do të ofrojë skuadra e “Premier League”, pasi Lacio e vlerëson shumë Strakoshën dhe nuk do të hiqte dorë lehtësisht prej tij. /Shqiperia.ch/