You are here
Home > Kombëtarja > Sinqeriteti i debutuesit Vrioni te Shqipëria: Më bindën prindërit, Italia nuk po më ftonte më

Sinqeriteti i debutuesit Vrioni te Shqipëria: Më bindën prindërit, Italia nuk po më ftonte më

Shqipëria do të rikthehet në fushën e lojës në tetor, për të zhvilluar dy takimet, fillimisht ndaj Jordanisë në miqësore, për të shkuar më pas në Izrael për Ligën e Kombeve.

Në prononcim për shtyp në ditën e sotme, ishte i pranishëm edhe sulmuesi i ri i kuqezinjve, debutuesi Vrioni. Ai është shprehur se ka ardhur te Shqipëria falë një bisede me prindërit e tij, ndërkohë që Italia nuk po e thërriste më te grupmoshat.

“Ftesa më erdha papritur, pasi kam zhvilluar vetëm një ndeshje me U-21. Nuk e besoja, por jam i lumtur. Kam luajtur me grupmoshat e Italisë më parë, por nuk më thirrën më. Më pas fola edhe me prindërit dhe zgjodha kuqezinjtë. Zgjedhjet i takojnë trajnerit, ndërsa unë do mundohem për të dhënë më të mirën në fushë nëse më jepet mundësia. Qëllimi im është të luaj sa më shumë në këtë grumbullim dhe të shënoj.

Megjithatë objektivi jonë është që të bëhemi bashkë të gjithë, për të arritur sërish në europian. Sulmuesi im i preferuar është Sadiku, ndërsa me dëmtimin e tij, nga Kombëtarja aktuale, më pëlqen Balaj”, është shprehur Vrioni. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top