
Florian Kamberi do të marrë vendimin përfundimtar sa i përket zgjedhjes së Kombëtares në muajin shtator. Për momentin sulmuesi i Hibernianit ka përfaqësuar të rinjtë e Zvicrës, por nisur nga hapësirat e pakëta te helvetët, do të vijë edhe ndryshimi i vendimit.
“Shqiperia.ch” ka mësuar në mënyrë ekskluzive se dilemat e Kamberit për zgjedhje ishin mes Zvicrës dhe Shqipërisë. Deri në momentin që kemi shpërndarë artikullin tonë, nuk ka pasur interesim zyrtar nga Kosova.
Së fundmi një tjetër foto është postuar në “Instagram” nga Florian Kamberi, që ka bërë publik kohën e kaluar mes shoqerisë, atje ku gjendej edhe Eros Grezda. Flamuri i Kosovës dhe simboli i shqiponjës i bashkangjitur, për të disatën herë rradhazi në “Instagram”, tregon më së miri se Zvcira ka dalë nga loja për Kamberin. /Shqiperia.ch/