Gëzim Sinemati, asnjëherë nuk del nga parashikimet sa i përket opinioneve të dhëna në “Procesin Sportiv”. Këtë herë analisti sportiv ka bërë një krahasim mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke u shprehur se ka pak ngjashmëri mes tyre.
Asnjë surprizë faktikisht, pasi edhe në kohën kur kualifikoheshim në Europianin e Francës, atëherë kur Shqipëria arriti historinë, fjalët pozitive ishin të rralla. “Nga mënyra sesi e luajmë futbollin, ne nuk jemi vëllezër me Kosovën. Kemi shumë vite që nuk i gjejmë problemet në aspektin e mbrojtjes”, ka thënë Sinemati. /Shqiperia.ch/