
Talenti shqiptar i shumëkërkuar që më parë ka luajtur për Fenerbaçen, Elif Elmas, është transferuar te Napoli. Për shifrën e 16 milionë eurove, ky futbollist premton shumë se do të bëhet një nga lojtarët më të mirë në Seria A.
Por kush ishte negociatori për arritjen e kësaj marrëveshje? Nuk duhet menduar gjatë, Fali Ramadani. I njëjti person që ndihmoi Sarrin për të zgjidhur kontratën me Chelsean dhe t’i bashkohej Juventusit. I njëjti person që ishte negociatori kryesor në transferimin e Joviç te Reali i Madridit.
Në merkaton e verës kur bëhet fjalë për menaxherët shqiptarë, nuk lihet shumë vend për të përmendur emrat e tjerë. Ramadani kishte gjithë të drejtën e menaxhimit të Elmas, duke bërë një punë të madhe për transferimin e tij te Napoli. /Shqiperia.ch/