You are here
Home > Bundesliga > Si një përallë e bukur për fëmijë, futet në vend të Rashicës dhe amerikani…të bën të fërkosh sytë

Si një përallë e bukur për fëmijë, futet në vend të Rashicës dhe amerikani…të bën të fërkosh sytë

Shumë realitet dhe aspak fantazi, megjithëse duket krejtësisht e kundërta nëse e mendon atë që ka ndodhur në Bundesligë. Werderi ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 ndaj Dusseldorf, në takimin e vlefshëm për kampionatin gjerman.

Milot Rashica është larguar në minutën e 76 të takimit, duke lënë një shije të mirë për ato minuta që është aktivizuar në fushë. Në vendin e tij ka hyrë dhe debutuar talenti amerikan, Josh Sargent. Për herë të parë me fanellën e Werderit, futbollisti 18-vjeçar do i shtangte të gjithë.

Vetëm dy minuta në fushë, asgjë më tepër. Kontakti i parë me topin, gjuajtja e parë në portë dhe Sargent duhet vetëm të nis festën për golin e parë të shënuar. E si mund të shkonte më mirë se kaq? Tifozët fërkojnë sytë, por e kanë parë mirë golashënuesin e golit të tretë: “Josh Sargent”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top