You are here
Home > Futboll Bota > Si në “luftë”/ Mungon Shaqiri në Beograd dhe shuhen problemet? Gabim, “pritje e ngrohtë” për Liverpulin

Si në “luftë”/ Mungon Shaqiri në Beograd dhe shuhen problemet? Gabim, “pritje e ngrohtë” për Liverpulin

Që UEFA është treguar shumë herë dorëlëshuar me Serbinë, për këtë jemi të gjithë dëshmitar, pasi të shumta janë rastet kur këta të fundit ia kanë hedhur paq, pavarësisht skandaleve të shumta që kanë bërë.

Futboll duhet të jetë, por në Beograd e humb shpeshherë kontekstin. Këtë herë është Liverpuli që ka shkuar në këtë transfertë, e pavarësisht se nuk e ka marrë Shaqirin në udhëtim për të shuar çdo konflikt të mundshëm, mesa duket pak gjëra janë ato që ndryshojnë në Serbi, edhe pas këtij vendimi.

Forca të shumta policie dhe të forcave speciale ishin prezente në stërvitje e sotme të Liverpulit. Madje situata shkoi deri aty, aqsa pranë qendrës ku po stërvitej klubi anglez, ishte një parrullë ku ofendonin qartësisht këtë skuadër (Fu.. you Liverpool), e cila çuditërisht nuk u hoq deri në fundin e stërvitjes. Pa Shaqirin nuk ka probleme? Aspak! /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top