You are here
Home > Futboll Bota > Si mund të merret Hysaj nga Napoli? Taktikën e di trajneri portugez, e telefonon vetë

Si mund të merret Hysaj nga Napoli? Taktikën e di trajneri portugez, e telefonon vetë

Sa shumë që është përfolur për merkaton e Elseid Hysajt në këtë periudhë vere. Mbrojtësi shkodran kërkon largimin e menjëhershëm nga Napoli, pasi nuk është më në planet kryesore të skuadrës.

Por nga ana tjetër, pavarësisht interesimeve të shumta që kanë ardhur nga klubet europiane, Hysaj vazhdon të stërvitet në urdhërat e Ançelotit. “IlMatino” raporton së fundmi se vetë trajneri protugez i Romës, Paulo Foncesca, ka kontakuar futbollistin kuqezi.

Ajo që mësohet është se ka pasur një telefonatë mes tyre, por ende nuk zbardhet saktësisht sesi ka qënë vendimi përfundimtar. Ndërkohë ajo që duhet të theksohet është se kjo mund të quhet taktika e Foncecas për të sjellë lojtarët te Roma, pasi në këtë merkato e ka bërë të njëjtën gjë edhe me Mancinin, Diawara dhe Veretout. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top