You are here
Home > Futbolli Shqiptar > “Si ishte emri juaj, më fal”? Ujkani tregon vështirësitë e Kosovës, lojtarët nuk e njihnin njëri-tjetrin

“Si ishte emri juaj, më fal”? Ujkani tregon vështirësitë e Kosovës, lojtarët nuk e njihnin njëri-tjetrin

Kosova e ka ngritur shumë nivelin e saj të lojës dhe rezultateve në fushën e blertë, teksa nuk është mundur as në takimin e parë të kualifikueseve të Europianit. Madje dardanëve iu mohua fitorja nga fati, pasi shumë goditje drejt portës së Bullgarisë, nuk u shënjestruan në mënyrën e duhur.

Media të ndryshme të huaja dhe prestigjoze i kanë kthyer sytë nga ky realitet i ri, që ka marrë vëmendjen maksimale. Së fundmi është “Espn” që mes vlerësimeve të shumta për Kosovën, tregon nëpërmjet fjalëve të Ujkanit dhe vështirësitë e mëdha të fillimit.

“Ne ishim së bashku, por nuk e njihnim njëri-tjetrin. Përpara ndeshjeve, ne kishim vetëm dy stërvitje dhe nuk i njihnim emrat e njëri-tjetrit. Situata ishte pak a shumë e tillë: “Çkemi” në një ditë dhe “Si ishte emri jote më fal”, ditën tjetër. Por e kishim këtë ndjenjën, që ishim vëllezër së bashku. Fusha gjithashtu nuk ka qënë e mirë, pasi mund të dëmtoje menjëherë gjurin dhe të kishe probleme të shumta”, ka thënë Ujkani. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top