Gjatë ditës së djeshme në mediat shqiptare të Kosovës, janë zbuluar edhe pagesat që merren te trajnerët që ushtrojnë profesionin e tyre te dardanët. Një dallim si dita më natën është kur krahasohet rroga e Shaland me Prekazin.
Bernard Shaland paguhet saktësisht 20.000 euro në muaj, ndërsa e gjithë shumta përligjet nisur nga puna e bërë nga zvicerani. Ndërsa nga krahu tjetër, trajneri i Kosovës U-21 paguhet me një rrogë deri diku qesharake, që nuk ka të krahasuar me Shaland.
“Indeksionline” zbulon se Prekazi merr 1000 euro me pagën bruto, ndërsa ajo neto shkon 850 euro. Një diferencë e madhe në numër, por ndërkohë suksesi nuk ka munguar as te Kosova U-21. /Shqiperia.ch/