You are here
Home > Kombëtarja > Shumë media, pak shqiptare! Gjuetia e Shqipërisë, është keq për lojtarë dhe i grabit te Kosova

Shumë media, pak shqiptare! Gjuetia e Shqipërisë, është keq për lojtarë dhe i grabit te Kosova

E kemi thënë dhe vazhdojmë ta ritheksojmë, jo çdo media që shkruan në gjuhën e bukur shqipe mbron interesat tona të përbashkëta kombëtare. Përkundrazi, nëse e mendonit kështu, atëherë, duhet ta harroni diçka të tillë.

Disa interesa edhe më të ndyra, vihen përpara atyre kombëtare. Zgjedhja e Ismajlit për t’iu bashkuar Shqipërisë është interpretuar në mënyra nga më të ndryshmet nga mediat tona. Njëra prej më të shikuarave dhe më me shumë ndikim te njërëzit, “Gazeta Expres”, zgjedh ta interpretojë në këtë mënyrë të gabuar vendimin e lojtarit të Hajdukut:

“Gjuetia e Shqipërisë vazhdon për të marrë lojtarë kosovarë. Pasi kanë ngelur keq me lojtarët e tyre vendorë, kërkojnë të grabisin nga Kosova”. Për çdo gazetar që kërkon të përmbush misionin e tij të shenjtë, fillimisht duhet të ketë diçka të qartë nga historia.

Termi “kosovarë” duhet shkëputur njëherë e mirë nga fjalori, pasi ka vetëm shqiptarë të Kosovës. Për të mos folur më pas për grabitje, brenda një rrethi vëllazëror, që vetëm disa imagjinata të shfrenuara, si ajo e njerëzve në fjalë mundet ta përligjin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top