
Data 25 maj premton spektakël të vërtetë sa i përket arenës së boksit për shqiptarët. Nuri Seferi do të rikthehet në ring, pasi do të ndeshet me gjermanin e famshëm Kai Kurzaëa. Një kundërshtar i një kalibri të lartë, por me mbështetjen e tifozëve shqiptarë në “Sport Halle Grossmatt Kirchberg”, Seferi do të ketë një armë më shumë force se rivali.
Për më tepër që spektakli do të vijojë edhe më tutje, pasi “N.S Boxpromotion” sjell edhe emra të tjerë boksierësh të njohur për shqiptarët. Bëhet fjalë për Arnold Gjergjajn nga Gjakova, që do të jetë kundër Elvis Moyos. “Shqiperia.ch” është sponsor gjeneral mediatik, i një mbrëmje ku do të flitet në gjuhën shqipe. /Shqiperia.ch/