U përzgjodh në listën fillestare të lojtartëve të gatshëm për Setien në Champions League, por ky i fundit ka vendosur ta lërë Manajn në shtëpi për takimin e mesjavës kundër Napolit. Barcelona ka publikuar listën e lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Italisë në ndeshjen e radhës, por sulmuesi shqiptar nuk ia ka dalë dot të fitojë një vend mes 21 futbollistëve të përzgjedhur nga trajneri spanjoll.
Megjithatë të njëjtin fat si Manaj nuk e kanë pasur lopjtarët e tjerë të ekipit B, teksa plot 6 prej tyre do të jenë nën urdhërat e trajnerit kundër Napolit. Pena, Puig, Collado, Fati, Araujo dhe Akieme janë emrat nga skuadra e dytë që Setien ka dashur t’i ketë në dispozicion në këtë transfertë të vështirë. Kështu sulmuesi kuqezi duket se duhet të përpiqet më tepër në stërvitje dhe në mundësitë që i jepen te Barcelona B për të siguruar një ftesë në takimet e radhës./Sport Ekspres/
[📋 THE SQUAD]
🗓 25/02 – 9pm CET
⚽ #NapoliBarça
🔵🔴 #ForçaBarça pic.twitter.com/GKAN7lTyJe— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 23, 2020